Teuta dhe Pogradeci përballen këtë të shtunë në një duel vendimtar, që do të përcaktojë se cila skuadër do të garojë në Superiore dhe e cila do të zbresë në Kategorinë e Parë.
Teuta kërkon të ruajë vendin e saj në elitë, ndërsa Pogradeci synon ngjitjen pas suksesit në play-off.
“Takimi i vendit në Superiore do të zhvillohet të shtunën, më 16 maj, në orën 16:00, në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit,” njofton FSHF.
/5pyetjet.al









