-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmeti nën ujë/ Banorët shpërngulen, dëmet arrijnë dhjetëra milionë lekë

Kryesoret

Dëmet nga reshjet e dendura të mesit të janarit kanë prekur rëndë lagjen veriore të qytetit të Përmet. Dhjetëra familje janë detyruar të lënë banesat e tyre dhe të strehohen përkohësisht tek të afërmit ose në konvikte, ndërsa shtëpitë dhe pasuritë e tyre janë shkatërruar.

Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme në pajisje elektroshtëpiake dhe mobilie, me vlera që arrijnë dhjetëra milionë lekë. Sipas tyre, vërshimi i ujërave nga lartësitë përreth ka qenë i paprecedentë, dhe një situatë e tillë nuk mbahet mend as nga më të moshuarit e zonës.

Në pjesën veriore të lagjes, një masiv toke ka pësuar spostim të konsiderueshëm, duke krijuar një hendek prej disa metrash dhe duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Autoritetet e Bashkisë Përmet kanë kërkuar ndërhyrjen e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të analizuar situatën dhe për të vlerësuar masat e nevojshme për parandalimin e pasojave të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit