Në Prishtinë ka nisur marshimi qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë” për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për të cilët është kërkuar 180 vite burg. Kryeqyteti i Kosovës ka nisur të jehojë tashmë nga pjesëmarrja madhështore.
Ndërkohë siç e shihni në fota, Presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar protestës që po mbahet për liderët e UÇK-së.
Ajo shihet pranë kreut të Grupit të PS, Taulant Balla dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.









