-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për pagat e magjistratëve

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e shoqatës së gjyqtarëve për pagat e magjistratëve të cilët kërkuan që referenca të jetë jo paga e Presidentit por e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Gjykata deklaron me shumicë votash se referenca e pagës i takon ligjvënësit, pra deputetëve, rrjedhimisht shumicës socialiste në këtë aktualisht, por thekson se magjistrati duhet të përfitojë pagë rritje si çdo rritje tjetër në administratë. Kjo do të thotë se gjykata Kushtetuese nuk përcakton se cila duhet të jetë paga referencë, e Presidentit apo e sekretarit të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave por thekson se në fund të cdo formule duhet të jetë rritje. Kryeministri Edi Rama kundërshtoi kërkesën e gjyqtarëve për rritje page.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  3. Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.
  4. Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.
  5. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit