Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar disa problematika në akset rrugore të Qarkut Korçë, ku reshjet e shiut dhe dëborës kanë ndikur në disa segmente. Aksi Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë janë përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ndërsa në disa akse të tjera si Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Tre Urat ka pasur reshje shiu dhe dëborë, por pa krijuar vështirësi për qarkullimin. Autoritetet janë në terren duke punuar për pastrim dhe kriposje të akseve, dhe qarkullimi po vijon normal me goma dimërore.
Në disa bashki, si Kolonjë dhe Pustec, janë regjistruar reshje të mëdha shiu, ndërsa Pogradec ka pasur reshje të lehta dëbore. Megjithatë, situata ka mbetur e qëndrueshme dhe nuk ka pasur raportime për vështirësi në lëvizje. Po ashtu, grupet e mirëmbajtjes janë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për pastrim dhe kriposje të rrugëve për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve.
Për më tepër, është raportuar një defekt në linjën e energjisë elektrike në fiderin Cervenak, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente.
/5pyetjet.al









