Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve, pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Benficas, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Sfida u vendos nga një gol i Vinicius Junior në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Takimi u ndal për disa minuta nga thirrjet raciste në drejtim të autorit të golit, që detyruan arbitrin të ndërpriste lojën.
PSG-ja arriti një fitore dramatike 2-3 në fushën e Monacos, ndërsa Borussia Dortmund siguroi një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë Atalantës me rezultatin 2-0.
Juventusi rrezikon eliminimin nga Champions League. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Galatasaray në transfertë, në duelin e fazës “play off”.









