-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BBC: Misioni i Bordit të Paqes po shtrihet përtej Gazës

Kryesoret

Sipas një artillulli për BBC, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “brenda 10 ditëve të ardhshme” do të bëhet e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Iranin për programin e tij bërthamor apo do të ndërmarrin veprime ushtarake.

Gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, Trump u shpreh se “ka ende punë për të bërë” për të arritur një marrëveshje me Republikën Islamike dhe paralajmëroi se situata “mund të marrë një hap më tej” nëse negociatat dështojnë.

Deklarata vjen në një moment kur SHBA ka shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa raportohen përparime në bisedimet mes negociatorëve amerikanë dhe iranianë në Zvicër. Sipas Trump, të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë zhvilluar “takime shumë të mira” me palën iraniane, por ai pranoi se historikisht ka qenë e vështirë të arrihet një marrëveshje domethënëse me Teheranin.

Një ditë më parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi se Irani do të ishte “shumë i mençur” të pranonte një marrëveshje diplomatike, duke theksuar se presidenti amerikan ende shpreson për një zgjidhje paqësore.

Bordi i Paqes, i kryesuar nga Trump dhe i përbërë nga rreth dy dhjetëra vende, fillimisht u mendua si një nismë për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të mbikëqyrur rindërtimin. Megjithatë, së fundmi misioni i tij duket se është zgjeruar përtej një konflikti të vetëm, duke nxitur spekulime për një rol më të gjerë ndërkombëtar.

Ndërkohë, brenda SHBA-së janë shtuar zërat kundër një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake pa miratimin e Kongresit. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë paralajmëruar se çdo veprim i tillë duhet të kalojë përmes procedurave kushtetuese, duke iu referuar Aktit të Kompetencave të Luftës të vitit 1973, i cili i jep Kongresit të drejtën të kufizojë angazhimet ushtarake të presidentit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar pret zhvillimet e ditëve në vijim për të kuptuar nëse do të mbizotërojë diplomacia apo përshkallëzimi ushtarak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit