“Presidentja e Kosovës Osmani po bëni një punë të madhe”! Kështu deklaroi Presidenti Trump në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.
Presidenti amerikan Donald Trump shtrëngoi duart me liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre edhe me Kryeministrin Edi Rama, të mbërritur në Uashington për ceremoninë zyrtare të përurimit të Bordit të Paqes.
Liderët e rreth 40 shteteve u rreshtuan me Trump në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, për foton familjare të realizuar para nisjes së punimeve.
Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës.
Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.









