-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Merz, të përpiqet më shumë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë!

Kryesoret

Presidenti Donald Trump kritikoi kancelarin gjerman përmes një postimi, duke e akuzuar atë për dështimin në menaxhimin e luftës në Ukrainë dhe për përqendrimin në prioritetet e gabuara.

Trump argumentoi se Friedrich Merz duhet të përqendrohet më shumë “në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, duke vënë në dukje se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat të konsiderueshëm.

Në të njëjtën kohë, ai foli për problemet e brendshme të Gjermanisë, duke theksuar çështjet që lidhen me migracionin dhe politikën e energjisë.

“Kancelari gjerman duhet të kalojë më shumë kohë duke i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë (ku ai ka rezultuar plotësisht joefektiv!) dhe duke rregulluar vendin e tij të shkatërruar, veçanërisht në çështjet e migracionit dhe energjisë, dhe më pak kohë duke ndërhyrë tek ata që eliminojnë kërcënimin bërthamor nga Irani, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt”, theksoi presidenti amerikan në postimin e bërë në rrjetin social.

Më herët kancelari gjerman kishte deklaruar se “kishte marrëdhënie po aq të mira me Trump, sikurse më parë”.

Trump ka kritikuar vazhdimisht Bashkimin Evropian dhe NATO-n për pasivitetin që kanë mbajtur për situatën në Lindjen e Mesme, duke mos e ndihmuar aleancën SHBA-Izrael kundër Iranit dhe në marrjen e Ngushticës së Hormuzit nën kontroll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit