Në seancën plenare të Kuvendit të thirrur për ditën e sotme në orën 10:00, do të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Nga këta, 3 emra janë propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa 2 të tjerë nga kryeministri Edi Rama pas aplikimeve që janë dorëzuar në qeveri.
Emrat e propozuar nga PS janë ish-deputeti demokrat Selami Xhepa dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Ndërkaq, nga kryeministri Rama janë propozuar Jonida Prifti dhe një kandidat tjetër që pritet të publikohet më vonë.
Aktualisht, puna e Këshillit Mbikëqyrës është bllokuar, pasi mandati i gjashtë anëtarëve të mëparshëm ka mbaruar, duke bërë që këshilli të mos mund të marrë asnjë vendim derisa të plotësohet bordi.









