Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase të ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili është akuzuar për korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorëve të krimit dhe tregtimin e sekretit shtetëror.
Ky vendim u mor në datën 20 shkurt 2026, pas shqyrtimit të kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
NJOFTIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:
– Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026
/5pyetjet.al









