Një operacion i policisë në lagjen “10 Korriku” në Shkodër ka çuar në zbardhjen e një tuneli të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë qëllim, u sekuestruan 670 bimë të dyshuara si kanabis, 126 llamba, 80 paisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri. Pajisjet dhe teknologjia ishin të lidhura me një furnizim të paligjshëm me energji elektrike.
Në këtë aksion, u arrestuan dy persona në flagrancë: A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe K. H., 30 vjeç, banues në Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit. Po ashtu, u arrestua një punonjës i OSHEE-së, D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa tre punonjës të tjerë të OSHEE-së, D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, po hetohen për shpërdorim detyre.
Veprimet hetimore janë në vazhdim, dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









