-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kritikon mbrojtjen e Ramës për Ballukun: Mbyll dyert e Europës për Shqipërinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet ligjore, lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Berisha ka theksuar se mbrojtja e kryeministrit Edi Rama për ministren Balluku dëmton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rrit barrierat për përparimin e vendit.

“Mbrojtja që po i bën Edi Rama, Lubi Ballukut, pra vetes së tij, ligji që po kalon, është një ligj që mbyll në mënyrë absolute dyert e Europës për Shqipërinë“, tha Berisha.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së integritetit dhe të drejtësisë për çdo shqiptar: “Absolutisht është çështje nderi dhe dinjiteti për çdo shqiptar, për të treguar se kurrë nuk pajtohemi me një grup hajdutësh apo me ligje të cilat janë mburojë e qeveritarëve për të na vjedhur ne.”

Berisha i bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve politikë të qëndrojnë të angazhuar për një Shqipëri të integruar dhe të pastruar nga korrupsioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit