-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje e tokave bujqësore në Fier nga shkarkimet e hidrocentralit të Banjës

Kryesoret

Shkarkimet e hidrocentralit të Banjës, me rreth 100 metër kub ujë në sekondë, kanë shtuar prurjet në lumenjtë e qarkut Fier, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe banesa.

Fshatrat Petovë dhe Mbrostar, në Bashkinë Fier, janë më të prekurat, ku një banor tregon se janë përmbytur tre herë brenda pak muajsh, duke i detyruar ata të shpërngulen për shkak të lagështirës.

Përveç dëmeve në banesa, fermerët janë të shqetësuar për humbjen e kulturave bujqësore, ndërsa parcela të tëra janë mbuluar nga uji.

Ata thonë se veç dëmit të drejtpërdrejtë, është e nevojshme shumë kohë për tharjen e tokës para se të mund të kthehen në përdorim për mbjellje të tjera.

Banorët shprehen se dëmi ekonomik është shumë i madh, duke i lënë ata në kushte të vështira mbijetese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit