-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës/ 18 të arrestuar, deputeti Balliu i proceduar për dhunë ndaj policisë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 18 persona dhe ka proceduar penalisht 28 të tjerë pas tubimit të dhunshëm të mbajtur nga Partia Demokratike, ku protestuesit kanë përdorur lëndë djegëse, si molotovë, dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme që ishin përdorur gjatë protestës.

Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar individë të përfshirë në veprime të dhunshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, një procedim penal është nisur ndaj deputetit Klevis Balliu për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet për të identifikuar dhe ndaluar personat e tjerë që mund të kenë qenë pjesë e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit