Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në facebook ka reagur për dhunën e policisë në protestën e djeshme ndaj protestuesve të opozitës, duke e konsideruar akt dhune të paramendura dhe të porositura nga Edi Rama.
Postimi i Këlliçit
Dhuna e policisë ndaj protestuesve ishte e orkestruar, e paramenduar, e urdhëruar. Ishte planifikuar mirë për t’u zbatuar, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Si e tillë, si dhunë e verbër, armiqësore dhe me mllef, ajo nuk kurseu askënd, as protestuesit paqësorë, as demokratët, as selinë e PD dhe as besimtarët muslimanë në ambjentet e Xhamisë së Namazgjasë.
Kjo dhunë është porosi e Edi Ramës.
Veglat e tij fanatike e të bindura në polici e manifestuan me goditjet në kokë të atyre që janë ngritur kundër korrupsionit dhe krimit.
Nuk ka dyshim se agresioni që tregoi Edi Rama me 20 shkurt, dëshmon dobësinë e tij, tregon se po luan me skenarin e fundit që i ka ngelur, pasi është diskredituar botërisht si kryeministri më i korruptuar dhe hajdut në Europë.
Dhuna e tij shton vendosmërinë tonë, rrit kurajon e qytetarëve për ta shporrur atë bashkë me shpurën hajdute.
Nuk ndalemi, nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi derisa Shqipëria të dalë nga kjo krizë përmes krijimit të një qeverie kujdestare që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.
Bashkë do ja dalim me çdo kusht.









