Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook, ka ndarë fotot nga protesta e ditë së djeshme, e mbajtur përpara kryeminitrisë nga opozita për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.
Siç e kemi parë edhe nga pamjet live të protestës deputeti demokrat, Flamur Noka, ka patur edhe një konfrontim fizik me dy policë civilë, përpara ambienteve të Kuvendit.
Z. Noka është përplasur me efektivët civilë pasi këta të fundit kanë dashur të bëjnë arrestime ndaj protestuesve të PD.
Në videot që qarkullojnë duket se përveç deputetit Noka, me policët civil është përplasur edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu.
Postimi i Nokës









