-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reuters-jehonë protestës së PD: Policia e Tiranës ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj opozitës

Kryesoret

Media britanike Reuters, i ka bërë jehonë protestës së opozitës e mbajtur ditën e djeshme përpara kryeministrisë, e cila kërkuar dorëheqjen dhe rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Policia në Tiranë ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë përplasjeve me protestuesit opozitarë, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë shqiptare pas pretendimeve të ngritura për korrupsion kundër zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Protesta e 20 shkurtit u thirr nga Partia Demokratike në opozitë. Protestuesit hodhën koktej molotovi dhe fishekzjarrë ndaj ndërtesës së Kryeministrisë dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Edhe në protestat paraprake ka pasur dhunë dhe të lënduar si në anën e protestuesve, ashtu edhe të policisë.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që nga dhjetori i kaluar, pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë kundër ministres së Edi Ramës, Balluku.

SPAK e akuzon Ballukun për ndërhyrje në tenderë publikë që kishin të bënin me projekte të mëdha infrastrukturore dhe për favorizim të kompanive të caktuara. Balluku i ka mohuar akuzat.

Mijëra mbështetës të PD-së brohoritën “Rama ik” dhe “Rama në burg” gjatë protestës.

“Ditët e Edi Ramës janë të numëruara”, tha kreu i PD-së, Sali Berisha.

Një gjykatë në Shqipëri e ka pezulluar nga detyra Ballukun, por SPAK ka kërkuar nga Parlamenti që t’ia heqë imunitetin, në mënyrë që të mund të arrestohet.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, që vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt me radhë qeverisës, ka shumicë në Parlament dhe është e paqartë nëse Kuvendi do t’ia heqë imunitetin Ballukut, e cila po ashtu mban postin e ministres së Infrastrukturës dhe konsiderohet aleate e ngushtë e kryeministrit.

Rama është ankuar për tejkalim të kompetencave nga gjyqësori, veçmas për ndalimet para zhvillimit të gjykimeve.

Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri më 2030, por blloku ka kërkuar nga Tirana që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit