-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamjet dramatike! Momenti i vrasjes për parkimin në Tiranë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit ku Egli Pashollari u masakrua me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Albania ka publikuar pamjet e momentit tragjik ku Gazment Buçpapaj e qëlloi me thikë 31-vjeçarin, plagët për të cilin rezultuan të ishin fatale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pashollari teksa zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë”, sulmohet nga Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër. Ata e godasin të riun, ku më pas është Gazment Buçpapa ai i cili e qëllon me thikë pas shpine.

Ndonëse kalimtarët tentuan që ta shuanin këtë sherr, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe fatkeqësisht sherri degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40.

I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë. Por kjo deklaratë u hodh poshtë vetëm disa orë më pas, ku ka qenë pikërisht ajo e cila tha se “mollë sherri” u bë bllokimi i rrugës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit