Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, është finalizuar një tjetër fazë e suksesshme, ku është vënë në pranga 34-vjeçari Syrgen Haxhija, banues në Shkodër.
Haxhija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për zbatimin e një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata e Milanos, Itali, lidhur me akuzat për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Ky arrestim është pjesë e operacioneve intensive që po zhvillohen nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Policia Kriminale për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, një iniciativë që po ndihmon në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve.









