-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa kundërshton projektin TID në Durrës: Nuk mbrohet trashëgimia, por interesat klienteliste

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj projektit TID në Durrës, duke kritikuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama dhe duke e quajtur projektin një ndërhyrje të pasakta dhe klienteliste.

Ajo argumentoi se ligji për trashëgiminë kulturore, që Rama përdor si mbështetje për projektin, është hartuar nga vetë AADF dhe nuk mund të justifikojë asnjë hap që cenon vlerat historike.

Zhupa kërkoi pezullimin e menjëhershëm të projektit dhe hartimin e një plani të ri, që do të kontribuonte në mbrojtjen reale të trashëgimisë kulturore të Durrësit.

Postimi i Zhupës:

ASNJË nga pretendimet e Edi Ramës për projektin TID nuk qëndron dhe nuk janë të vërteta. Projekti është klientelist dhe nuk i shërben mbrojtjes së trashëgimisë dhe identitetit të Durrësit.
Së pari, ligji për trashëgiminë kulturore që i referohet Rama se i rrjedh detyrimi për të bërë TID, është i hartuar dhe i sponsorizuar nga vetë AADF, është hartuar në marrëveshje me Kumbaron në 19 Korrik 2016. Madje vetë AADF ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 190 mijë dollarë për përgatitjen e tij. Pra, një ligj i bërë nga vetë subjekti që sot përfiton nga projekti, nuk mund të përdoret si arsye “detyrim ligjor” për të justifikuar domosdoshmërinë e projektit TID. Një ligj i tillë, i kontestueshëm dhe antikushtetues në thelb, nuk përbën arsye të mjaftueshme.
Së dyti, kur Rama shprehet se “shteti po ndërhyn kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore”, faktet në terren tregojnë të kundërtën. Në Durrës, banesat historike me pronarë të identifikuar, në zona të konservimit dhe jo informale, po trajtohen njësoj sikur të ishin ndërtime pa leje. Kjo nuk është luftë kundër informalitetit, por cenim i trashëgimisë dhe i pronës së ligjshme.
Së treti, nuk bëhet fjalë për prona brenda amfiteatrit apo në perimetrin e tij të drejtpërdrejtë, të cilat mund të shpronësohen me çmim të drejtë tregu për interes publik. Bëhet fjalë për prona shumë larg amfiteatrit, deri në zonën e shkollës “Jani Kukuzeli”, që nuk kanë asnjë lidhje me nxjerrjen në pah të monumentit.
Projekti TID është hartuar pa matje dhe verifikime reale në terren. Të ashtuquajtur “ekspertë italianë” të angazhuar nga AADF kanë punuar mbi Google Maps, duke i konsideruar banesat e rregullta si “shtesa” dhe duke i trajtuar ndërtesat e konservuara si “prishje imazhi”, vetëm pse nuk janë ndërtuar të reja.
Ky projekt ka karakter selektiv dhe klientelist. Nuk është një plan për interes publik apo kombëtar. Nëse do të ishte i tillë, banesat historike do të ruheshin dhe restauroheshin, jo të zhdukeshin.
Pezulloni projektin dhe të bëhet një projekt që realisht mund ti shërbej dosjes së UNESCO sepse një nga kriteret thelbësore është ruajtja e pejsazhit historik dhe mos cënimi i vlerave identitare. UNESCO nuk mbështet shëmbje dhe rikrijime të qyteteve me hapësira të gjelbëra por restaurime të vlerave historike.
Trashëgimia kulturore nuk mbrohet duke e fshirë, por duke e ruajtur.

Protestat për projektin në Durrës, Rama nuk tërhiqet: Do ta bëjmë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit