Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) ka reaguar pas një fundjave të trazuar për arbitrimin në Serie A, duke marrë masa për disa gabime të rëndësishme.
Arbitri La Penna është pezulluar pas gabimeve në ndeshjen Inter-Juventus, ndërsa arbitri Chiffi, i cili gjykoi Atalanta-Napoli, do të vuajë një raund pezullim për gabimet në akordimin e penalltisë për Hojlund dhe anulimin e golit të Gutierrez.
Ndërkohë, arbitri Piccinini i ndeshjes Milan-Parma shpëtoi nga ndëshkimi, pasi vendimi i tij për të shqyrtuar disa episode në monitor u konsiderua i drejtë.
Për të adresuar shqetësimet e klubeve mbi arbitrimin, më 23 mars do të mbahet një takim mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Serie A.
/5pyetjet.al









