-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Arratisje? Berisha: Komshia ka 4 ditë që s’e ka parë Lubinë

Kryesoret

E ndërsa në Këshillin e Mandateve vijon mbledhja për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, Sali Berisha tha se zv/ kryeministrja e pezulluar ka 4 ditë që nuk hyn në shtëpi duke insinuuar për arratisje të sajën nga vendi.

“Sot në parlament zhvillohet seanca e shtyrë 3 muaj, shtytje me të cilën Lubisë iu dha mundësi të shkatërrojë mijëra e mijëra dokumente, të intimidojë, të kërcënojë me dhjetëra dëshmitarë.

Ajo, aty nuk është. Komshia thotë prej katër ditësh nuk e kam parë të hyjë në shtëpinë e saj. Tjetër, nuk mund të them. Një gjë i them, edhe prapa diellit të shkosh, do të gjejmë dhe do të sjellim në Shqipëri. Prandaj, mos tento të largohesh nga Shqipëria. Asaj dhe çdo njeriu tjetër” tha ai,

Më tej Berisha tha se protesta e së shtunës do jetë ndryshe. “Ndërkohë e dini, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit