Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke theksuar se Belinda Balluku mund të dënohet deri në 36 vite burg për shkak të nëntë akuzave penale që rëndojnë ndaj saj.
Ai ka kritikuar ashpër deklaratën e Ulsi Manjës, i cili kishte thënë se Balluku “nuk ka kryer një krim kaq të rëndë sa të arrestohet”. Sipas Berishës, këto akuza përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të veprimeve kriminale të Ballukut dhe të përfaqësuesve të tjerë të qeverisë.
“Sot në Këshillin e Mandateve, faqezi Manja thotë ‘ja se kjo Lubia nuk ka kryer një krim kaq të rëndë sa të arrestohet’. Përgjigja ishte ligjore. Kjo Lubia me 9 veprat e saj penale, shkon në minimum 36 vite burg. Por iu garantoj këtu se ato 9 vepra nuk janë më shumë se 1/10 e krimeve të Lubisë së Edi Ramës, dhe kriminelëve të tjerë në qeveri. Një mik më thoshte sot, doktor uroj që qytetarët që shohim rrugët që shemben njëra pas tjetrës, çdo ditë, të sapo ndërtuara, që shemben siç u shemb rruga në Përrenjas vetëm nga gërryerja e lumit dhe prishja e bazamentit që ka tre ditë që ka izoluar juglindjen, jo shembje është e njëjtë me shtetësi. Shumë herë më e dhimbshme në shtetësi sepse janë jetë njerëzish që ikin. Janë jetë burrash e grash, të rinjsh që shuhen për shkak të mungesës së mjekimeve, të ilaçeve pa efekt. Për shkak të vjedhjes së parave, të ilaçeve për të sëmurët”









