Po vijon mbledhja e Këshillit të Mandatit, shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut. Prokurorët kanë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. “Gjendja e saj procedurale është rënduar, ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera” tha SPAK.
SPAK ka konfirmuar në mbledhje, se më datë 20 Nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Report Tv shkruan se SPAK ka deklaruar në mbledhje se ‘disa të fortë’, kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Sipas SPAK, kjo është e vërtetuar me transkripte të bisedave, të cilat ndodhen në 16 mijë faqet që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend.
Sipas prokurorisë, Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. “Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e Ballukut, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji”, mësohet të kenë deklaruar prokurorët e SPAK.
Avokati: Balluku nuk po tenton të arratiset, pse kërkoni ta arrestoni?









