-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë për rrugë që shemben

Kryesoret

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, akuzon qeverinë për shpenzime miliardëshe në projekte rrugore që sot janë të dëmtuara ose jashtë funksionit.

Sipas saj, rreth 1.1 miliardë euro nga taksat e qytetarëve janë përdorur në rrugë dhe tunele që nuk plotësojnë standardet e sigurisë, duke e lidhur këtë situatë direkt me korrupsionin dhe mungesën e kontrollit mbi punimet publike.

“Qytetarët shqiptarë po paguajnë për rrugë që nuk mund të përdoren, për tunele që futin ujë dhe për projekte ku cilësia është sakrifikuar për interesa të ngushta. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e korrupsionit, investimeve të fryra dhe mungesës së kontrollit. Nuk mund të lejojmë që taksat tona të shkojnë drejt abuzimeve të qeverisë,” tha Xhixho.

Ajo theksoi disa nga projektet kryesore që sipas saj tregojnë shpërdorimin e fondeve:

Korçë–Ersekë: 88 milionë euro

Maliq–Lozhanë: 14 milionë euro

Qukës–Qafë Plloçë: 316 milionë euro

Elbasan–Qafë Thanë: 100 milionë euro

Rruga e Arbrit: 400 milionë euro, me probleme në tunelin kryesor

Tuneli i Llogarasë: 180 milionë euro, gjithashtu i dëmtuar

Sipas Xhixhos, dëmtimi i rrugëve nuk ka lidhje me motin, por është pasojë e menaxhimit të dobët dhe korrupsionit. Ajo kritikoi gjithashtu vendimin e Këshilli i Mandatave për të mos hequr imunitetin e zv.kryeministres në çështjen “Balluku”, duke e cilësuar si pengim të drejtësisë dhe mbrojtje për personat e përfshirë në skandale korruptive.

Zv. presidentja bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 28 shkurtit, duke kërkuar llogari për çdo shpenzim të bërë keq dhe për t’i dhënë fund modelit të qeverisjes ku interesat e pakicës kanë përparësi mbi qytetarët. “Shqipëria meriton drejtësi, transparencë dhe një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për të mbrojtur pushtetin e një pakice,” shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit