Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Mendares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra.
Aurel Kaziu deshi të kalonte 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, ndërkohë i riu nuk kishte njoftuar shërbimet e policisë në Shqipëri se do të udhëtonte jashtë vendit, pas mbarimit të turnit të punës.
Ai ka tre vite që është pjesë e shërbimit të policisë në komisariatit 5 në Kamëz, ndërsa 28 vjeçari më herët ka punuar si shofer dhe transportuesh mallrash.









