-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po lypte! Detajet tragjike nga aksidenti ku u shtyp 7-vjeçari!

Kryesoret

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar. Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat. Fillimisht Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë.

I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur. Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave.

55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai. Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamer me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit.

7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur. Siç shihet nga fotoja, makina fuoristradë që ndodhet e para afër semaforit, drejtohej nga Shukulli, ndërkohë që makina pas tij drejtohet nga Koltraku./Vox

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit