Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, McAllister, gjatë mbledhjes në Parlament me Europdeputetët e tjerë ka diskutuar për draft raportin dhe progresin Shqipërisë për në BE.
Fjala e McAllister
Artikulli numër 21, do të vazhdojmë për draft raportin për Shqipërinë. Shqipëria i ka hapur të gjitha kapituj dhe është në pritje të raportit. Shqipëri duhet të vazhdojë edhe më tej të punojë për të shkuar më tej drejt procesit të anvancimit. Çdo vend ecën në mënyrë individuale në këtë proces. Duhet parë ndryshimi i madh për qytetarët, vlerësojmë se të gjitha forcat politike kanë pasur interes drejt procesit të integrimit. Inkurajojmë dialog politik është me rëndësi që edhe mazhoranca të krijojë hapësira për opozitën dhe opozita të bëhet më bashkëpunuese në interes të popullit dhe të demokracisë. Ne kemi parë progres në Shqipëri. Kemi bërë vizitë në Shqipëri ashtu si edhe pak ditë më parë ku kemi vënë edhe progreset”, tha ai.









