Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një deklaratë për mediat tha se projektligji për portet turistike paraqet problematika pasi sipas saj synohet dhurimi i porteve nga ana e qeverisë për klientët e saj.
“Të marrësh pasuri publike dhe ta shëndrrosh në pasuri private vetëm një qeveri si ajo e Ramës mund ta bëjë. Parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para kërkon që kushte të barabarta për të marrë pjesë në garë. Firmëtarja Zamira Sina nuk e dinte çfarë shkruhej në ligj. Po cënohet liria ekonomike e të gjithë operatorëve ekonomikë”, tha ajo.
Gjithashtu Zhupa nënvizoi se nuk mund të ndryshojë një ligj që lidhet edhe me sigurinë kombëtare vetëm për t’i krijuar lehtësira oligarkëve që mbështeten nga kryeministri.









