CNN shkruan se Izraeli ka konfirmuar se udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet ajrore të së shtunës, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen.
Një nga burimet tha se Izraeli kishte siguruar një foto të trupit të pajetë të Ajatollah Ali Khameneit. Burimi i dytë tha se një njoftim zyrtar po përgatitet.
Më herët gjatë mbrëmjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja se Khamenei “nuk është më me ne”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se presidenti dhe Udhëheqësi Suprem i Iranit janë “të sigurt dhe shëndoshë e mirë”.
Por Khamenei nuk është parë në publik ose në video që nga fillimi i sulmeve.









