-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca, Anglia dhe Gjermania: Irani t’i japë fund programit bërthamor, zgjidhje e negociuar

Kryesoret

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë bërë thirrje për “stabilitet rajonal” dhe kanë dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme.

Ata theksojnë se nuk kanë marrë pjesë në sulme, por shtojnë se janë në kontakt të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Tre liderët vënë theksin gjithashtu te rëndësia e dhënies fund të programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se regjimi i Khameneit duhet të gjejë një zgjidhje të negociuar.

Deklarata e plotë e tre liderëve:

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë kërkuar vazhdimisht regjimit iranian që t’i japë fund programit bërthamor të Iranit, të frenojë programin e tij të raketave balistike, të përmbahet nga aktiviteti i tij destabilizues në rajon dhe në vendet tona, si dhe të ndërpresë dhunën dhe represionin e tmerrshëm kundër popullit të vet.

Ne nuk morëm pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët në rajon.

Ne përsërisim angazhimin tonë për stabilitetin rajonal dhe për mbrojtjen e jetës civile.

Ne i dënojmë sulmet iraniane ndaj vendeve në rajon me fjalët më të ashpra. Irani duhet të përmbahet nga sulmet ushtarake pa dallim.

Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar.

Në fund të fundit, popullit iranian duhet t’i lejohet të përcaktojë të ardhmen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit