-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Iran-Izrael/ BE: Situatë shumë e rrezikshme, të respektohet ligji

Kryesoret

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme, janë  të rrezikshme”.

Përmes një postimi në X ajo ka thënë se blloku evropian “po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike”.

“Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, ka thënë ajo.

“Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni”, shton Kallas.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka konfirmuar sulmet dhe është zotuar se do të eliminohet “kërcënimi nga regjimi iranian”.

Ai i është drejtuar popullit iranian, duke i thënë se “pas sulmeve, merreni ju në duar Qeverinë”.

Ndërkohë, trupat ushtarake iraniane po kundërpërgjigjen me sulme me dronë e raketa kundër shteteve të Lindjes së Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit