Me shpërthimin e luftës këtë të shtunë dhe sulmit të kryer amerikano-izraelit ndaj Iranit, ka ardhur edhe një reagim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, e cili dënon ashpër sulmet në Lindjen e Meme dhe kërkon që palët të rifillojnë bisedimet për zgjidhje të konfliktit.
“Unë dënoj sulmet ushtarake të këtij mëngjesi në Iran nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe sulmet hakmarrëse pasuese nga Irani. Si gjithmonë, në çdo konflikt të armatosur, janë civilët ata që paguajnë çmimin më të lartë. Për të shmangur këto pasoja të tmerrshme për civilët, bëj thirrje për përmbajtje dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të arsyetojnë, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave, ku vetëm disa orë më parë kishin kërkuar në mënyrë aktive një zgjidhje”, tha Turk.
Ndër të tjera ai shtoi se në këtë lloj konflikti të armatosur, civilët janë ata që e paguajnë çmimin e luftës, si dhe përballen me pasojat më të frikshme.









