Teksa edhe pak orë na ndajnë nga protesta e sotme kombëtare, zbulohen detaje në lidhje me tubimin që do të mbahet nga PD.
Sipas burimeve raportohet se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.
Madje mësohet se nuk është ngritur as një podium deri më tani, si në rastin e protestave të tjera.
Ndonëse nuk dihet skenari i plotë që do të ndiqet, mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë që në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin.









