Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestën e opozitës.
Në një video-postim, Berisha kritikoi qeverinë dhe theksoi problemet e sigurisë dhe korrupsionit që po ndodhin në Shqipëri.
“Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian. Në fjalën e tij ai fshehu sulmin e shëmtuar që i bëri Gjermanisë, vendit donator dhe mik që i ka dhënë Shqipërisë 1 miliardë e 500 milionë euro, vetëm e vetëm sepse ky vend nuk pajtohet me vjedhjet e Edi Ramës dhe anturazhit të tij, dhe kërkon nga Shqipëria të respektojë shtetin ligjor, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk foli për sulmet e tjera që bëjnë grupin parlamentar, por u tha shqiptarëve se Lubia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke dëshmuar se është skllav total i saj, mbasi në çdo firmë vjedhje të Lubisë është porosia e tij me shkrim dhe me gojë. Po kështu, ai mashtroi në mënyrë të paskrupullt për shembjen e rrugës, aksit kombëtar Dragostunjë-Përrenjas, e cila është totalisht e shkaktuar nga dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Dhënë Salillarëve dhe miqve të tij. Dhe tani që prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, përpiqet të lajë duart si Pilati, duke akuzuar motin dhe jo korrupsionin. Por ai nuk dha asnjë shpresë dhe asnjë datë se, kur do të rivendoset komunikimi normal i juglindjes së vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.”









