Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për protestën e djeshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike.
Në një deklaratë, BE shpreh shqetësim për aktet e dhunës gjatë protestës në Tiranë, që rrezikuan jetët e njerëzve.
DEKLARATA E Ambasades se BE
Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.









