Një sulm me raketë iraniane në qytetin izraelit Beit Shemesh ka shkaktuar të paktën 9 viktima dhe 20 të plagosur, mesditën e së dielës.
Shërbimi Izraelit i Emergjencës, Magen David Adom (MDA), ka njoftuar se ekipet mjekësore po trajtojnë të plagosur të tjerë, ndër ta edhe një vajzë në gjendje të rëndë.
Beit Shemesh, që ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Jerusalem, u godit nga raketa iraniane, duke shkaktuar një bilanc të lartë të viktimave dhe dëmeve.
Fillimisht, u raportuan dy viktima izraelite, por pas sulmit të dytë, numri i viktimave dhe i të plagosurve është rritur ndjeshëm.
Përveç Izraelit, sulmet iraniane kanë shkaktuar viktima edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku tre persona kanë humbur jetën, dhe një tjetër në Kuvajt, duke thelluar pasojat e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.









