Pasagjerët u evakuuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pas raportimeve për një sulm iranian, ku katër punonjës u plagosën.
Autoritetet e aeroportit konfirmuan dëme të vogla në një zonë pritjeje dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve.
BREAKING: Iranian drone strike hits Dubai International Airport.
Evacuations are underway at the airport. pic.twitter.com/kjEwqD5Vyl
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2026
Në Abu Dhabi, një sulm me dron në Aeroportin Ndërkombëtar Zayed shkaktoi një të vdekur dhe shtatë të plagosur.
Katari raportoi kapjen e raketave mbi Doha, ndërsa Bahreini raportoi dëme në objekte nga një sulm me dron.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Bahreini, të cilat strehojnë bazat amerikane, janë vënë në shënjestër nga Irani në shenjë hakmarrjeje për sulmet.









