-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD depoziton sot raportin në Kuvend, Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi sot se së bashku me kolegët e tij, do të depozitojnë në Kuvend Raportin e Këshillit të Mandateve, për dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, PD mbështet kërkesën e SPAK dhe është pro drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

NJOFTIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish Zëvendëskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro.

Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg.

Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj.

Mirëpo, Edi Rama ka vendosur të mbrojë Belinda Ballukun, të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin e saj. Arsye e thjeshtë: Është vetë i përfshirë. Është peng i Belinda Ballukut, sepse është ai autori i ngritjes së sistemit korruptiv, që po vret ekonominë, tregun e lirë, që po varfëron shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit