Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren para kryeministrisë e ka cilësuar kabinetin e ri qeveritar si “kabineti Balluku”.
Tani i thotë “largohu ti dhe sill kë të duash”. Dhe sot kabineti i ri është kabineti Balluku, sepse Rama ata ministra që ka vendos aty nuk i ka takuar kurrë, ata kanë qenë asistent të ballukut në vjedhje, që të gjithë”, tha ai.
Kryedemokrati u shpreh se Rama nuk ia heq imunitetin Ballukut, pasi është skallav i saj. Sipas tij, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra Ballukun dhe emëroi ministra ata që i cilësoi se “asistent të ballukut në vjedhje”.
Më tej Berisha shtoi se Rama, që në bashki është bërë me 200 milionë euro duke vjedhur, me asistente kryesore “Lubinë”.
“Nuk heq ai imunitetin e Lubisë, përkundrazi ai tregon ashtu siç është, njeri pa dinjitet, i zhveshur nga çdo normë morale, njeri me zero integritet se është skllav i Lubi Ballukut. Është skllav i saj.
Ai që në bashki është bërë me 200 milionë euro duke vjedhur, me asistente kryesore Lubinë, ndaj tani i thotë “largohu ti dhe sill kë të duash”. Dhe sot kabineti i ri është kabineti Balluku, sepse Rama ata ministra që ka vendos aty nuk i ka takuar kurrë, ata kanë qenë asistent të ballukut në vjedhje, që të gjithë.
Dhe ky i mori dhe i vendosi ministra për të siguruar atë. E bëri këtë në motivin se rruga kundër korrupsionit është më problem se korrupsion”, tha Berisha.









