Takimi i sotëm mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj ka përfunduar pas 40 minutash bisedë në Pallatin e Brigadave.
Gjatë këtij takimi, Rama i dorëzoi Begajt dekretet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti ka një afat prej 7 ditësh për të dekretuar ministrat e rinj, pas të cilave ndryshimet do të paraqiten për votëbesim në Kuvend.
Njoftimi:
Tiranë, më 2 mars 2026
Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama.
Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.
Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.
/5pyetjet.al









