Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se zhvillimet e fundit rrezikojnë të vështirësojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
“Shkëmbimi i zjarrit midis SHBA-së dhe Iranit po i ndërlikon edhe më tej bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Sulmet e Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit janë të papranueshme. Javën e ardhshme do të takohemi me ministrat e Jashtëm të vendeve të Gjirit për të diskutuar mënyrat se si mund të mbështesim zbatimin e marrëveshjes dhe të ruajmë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq”, shkroi Kallas në platformën X.









