Një aksident tragjik ka ndodhur më 1 mars në autostradën Naro–Camastra në Siçili, ku një makinë është përplasur me një kamion që transportonte fruta-perime.
Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, shumica prej të cilëve shtetas shqiptarë. Viktimë ka mbetur 24-vjeçari Flori Topalli, emigrant në Itali.
Të plagosurit, përfshirë shoferin e makinës, 39-vjeçar, janë dërguar në spitale, ndërsa shoferi më i rëndë është transferuar për trajtim më të specializuar në Palermo.
Familjarët e viktimës kërkojnë ndihmë financiare për transportimin e trupit në Shqipëri. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









