Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, gjatë një sulmi ajror në Teheran. Sipas IDF, Zadeh ishte një prej komandantëve më të lartë iranianë të ngarkuar me operacionet në Liban dhe ishte përgjegjës për forcimin e grupeve militante, përfshirë Hezbollah-un, i cili ka lidhje të ngushta me Iranin.
IDF tha se Zadeh po punonte për të penguar rimëkëmbjen e Libanit dhe për të mbështetur forcat iraniane në përpjekje për të sulmuar Izraelin nga territori libanez. “Izraeli nuk do të lejojë që elementët iranianë që pengojnë stabilitetin e Libanit dhe forcimin e Hezbollahut të vendosen në territorin libanez. Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga Libani, dhe ne e goditëm dhe e eliminuan atë në tokën iraniane,” u shpreh një zëdhënës i IDF.
Sipas burimeve izraelite, sulmi ajror u realizua nga avionë luftarakë të Izraelit, të cilët goditën një vend në Teheran ku ndodhej Zadeh. Ky incident vjen në një periudhë të tensionuar mes Izraelit dhe Iranit, me fokus të veçantë në aktivitetet e Iranit dhe mbështetjen e tij për grupe të ndryshme militante në rajon.
/5pyetjet.al









