Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka njoftuar se ambasadori iranian u thirr në Ministrinë e Jashtme të Italisë për të shprehur protestën e qeverisë italiane lidhur me lëshimin e një droni iranian kundër bazës britanike në Qipro.
Tajani e quajti veprimin të papranueshëm dhe theksoi rëndësinë e tregimit të kujdesit të Iranit për të mos përkeqësuar situatën, duke pasur parasysh se Qiproja është anëtare e Bashkimit Evropian, por jo e NATO-s.
Kreu i diplomacisë italiane shtoi se Italia dhe shtetet evropiane nuk janë përfshirë në operacione ushtarake dhe theksoi se solidariteti evropian duhet të bëhet i qartë.
Ai po ashtu kërkoi që të mbyllet njëherë e përgjithmonë cikli i reagimeve që mund të çojnë në tensione të mëtejshme, duke i bërë thirrje Iranit të mos vazhdojë me sulme ndaj vendeve që nuk janë të përfshira në operacione ushtarake, siç janë Qiproja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.









