Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se në datë 12 Mars, ditë ku do të vendoset për fatin e Belinda Ballukut nëse do i jepet leja SPAK-ut për arrestimin, do të mblidhen përpara Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Bëj thirrje për vazhdimin e aksioneve për rrëzimin e regjimit në Iran. Në 12 Marsi mblidhemi këtu (tek Parlamenti) gjithë Shqipëria për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Ora për protestën do të caktohet.
Kjo është stina e përmbysjes së diktaturave, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë. Spiropalit ia dhashë përgjigjen, atë e shkarkoi Balluku. Këta (PS) nuk e mbronin atë (Ballukun) në takime të veçanta, as Ramës dhe as Ballukut. Këta e kuptuan, nuk flisnin. As Taulanti, asnjë fjalë, mbrojtje për atë (Ballukun)” tha ai.









