Një përplasje verbale ka shpërthyer gjatë seancës parlamentare, kur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri një koment që shkaktoi tension dhe reagime të ashpra nga deputetët demokratë.
Ironia dhe fyerjet në fjalimin e tij ndaj deputetes Albana Voshki çuan në një konfrontim të drejtpërdrejtë mes dy grupeve politike.
“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë, që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë, por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim ‘si mendoni ju për këtë’. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim.”
Komentet e Ballës nxorrën deputetët demokratë nga turma, të cilët shkuan në drejtim të foltores, duke shkaktuar një ndërhyrje nga Garda dhe ndërprerjen e seancës. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua Ballës me fjalët: “Nuk të vjen turp, çfarë je ti more? Këtë shkoja thuaja gruas tënde. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tënde.”