“Protesta ka vetëm një qëllim; largimin e Edi Ramës. Kjo është përfundimtare”. Kështu deklaroi Sali Berisha kur u pyet në lidhje me seancën e 12 Marsit dhe protestës së thirrur në këtë ditë kur do të ketë mbledhje të Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha komentoi edhe ministrat e rinj. “Me klonimin të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent në vazhdim, shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin qeveritar, kanë firmat e tyre në aferat korruptive të vendit në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe fushat e tjera.”, tha Berisha.
Ai kritikoi dhe presidentin Bajram Begaj, që firmosi dekretet për emërimin e ministrave të rinj: “Sot më shumë se kurrë Bajrami i presidencës u bë harami i presidencës me firmat që vendosi. Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global, shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar.
Me asgjë Edi Rama nuk mundet të shpëtojë krimet e rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon ti vendosë vetes për të falë jashtë përgjegjësisë para ligjit, përpjekjes së tij për të shpallur vjedhje legjitime për qeveritarët. Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët. Protesta e tyre, kryengritja e tyre paqësore është shpresa e fundit e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama”.









