-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues

Kryesoret

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka reaguar ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar si jokushtetues.

Ai theksoi se ky veprim është një tentativë për të ndryshuar formën e pushtetit shtetëror në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, vetëm Kuvendi mund ta shpërndajë veten në përputhje me Kushtetutën.

“Kjo që ka bërë zonja Osmani, është përpjekje për ndryshim të formës së pushtetit shtetëror dhe shndërrim të sistemit kushtetues nga parlamentar në sistem presidencial. Në sistemet presidenciale dhe gjysmëpresidenciale, presidenti ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin. Ndërkaq, në sistemet parlamentare, siç e ka Kosova, kjo nuk ndodh. Parlamenti shpërndahet vetëm atëherë kur ka mocion mosbesimi, ose kur ai e shpërndan vetveten, si dhe kur nuk mund të formohen me rrugë kushtetuese organet qendrore të pushtetit, të cilat legjitimohen nga parlamenti.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit